Flash

Tragjedia e së mërkurës në liqenin Kariba/ Numri i viktimave shkon në 84

Lapsi.al 17 August 2026

Numri i viktimave nga tragjedia e tragetit në liqenin Kariba, në Zimbabve, ka shkuar në 84. Policia njoftoi se katër trupa të tjerë u nxorën nga ujërat gjatë së dielës, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur. 

Trageti, u përmbys të mërkurën në ujërat e trazuara të liqenit artificial Kariba, në një nga aksidentet më të rënda detare të regjistruara në vend. 

Sipas autoriteteve, anija ishte e licencuar për të transportuar 90 pasagjerë, por në momentin e tragjedisë kishte në bord 114 të rritur, pesë anëtarë të ekuipazhit dhe një numër të papërcaktuar fëmijësh.

Mbrojtja civile kishte raportuar më herët se 77 persona ishin shpëtuar. Ndërkohë, me 84 trupat e gjetur deri tani, numri i personave që ndodheshin në traget rezulton të ketë qenë të paktën 161.

Autoritetet njoftuan të shtunën për gjetjen e 25 trupave të tjerë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në liqen. Policia thotë se mbetet e bindur se viktimat e tjera do të gjenden, megjithëse numri i personave të zhdukur nuk është përcaktuar ende.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI