
Një 23-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Korçës, pasi theu masën e arrestit në shtëpi për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Renildo Islam, 23 vjeç, i cili ka plagosur në këmbë 19-vjeçarin M. A. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, në shtëpinë e 23-vjeçarit është gjetur thika e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.