
Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, ndërsa 20 shtetas janë shpallur në kërkim pas përplasjeve gjatë tubimit të 24 tetorit 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, Policia ka arrestuar nëntë shtetas, mes tyre edhe një shtetas gjerman, me inicialet M. L., 23 vjeç.
Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç.
Ndërkohë, dy persona janë proceduar penalisht, ndërsa 20 të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Në kuadër të veprimeve policore, është arrestuar edhe shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili, sipas Policisë, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”. Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 24 tetorit.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:
-u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç;
-u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.