Flash

Temperaturat globale drejt rekordeve të reja, 5 vitet e ardhshme mund të kalohet kufiri kritik

Lapsi.al 28 May 2026

Temperaturat globale pritet të arrijnë nivele pranë rekordeve historike gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa Arktiku do të ngrohet shumë më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Paralajmërimi vjen nga një raport i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) dhe Shërbimit Meteorologjik britanik. Sipas raportit, temperatura mesatare globale do të jetë nga 1.3 deri në 1.9 gradë Celsius më e lartë krahasuar me periudhën paraindustriale.

Ekspertët  e klimës vlerësojne se tashmë ka prova të qarta që klima po ngrohet dhe temperaturat vazhdojnë të rriten. Raporti paralajmëron se mes viteve 2026-2030, bota mund të kalojë përkohësisht kufirin kritik prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, ndërsa një nga këto vite mund të thyejë edhe rekordin e vitit 2024, i konsideruar si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Shkencëtarët sqarojnë se tejkalimi i përkohshëm i këtij kufiri nuk do të thotë automatikisht dështim i Marrëveshjes së Parisit, por paralajmërojnë se bota po i afrohet gjithnjë e më shumë këtij skenari.

Arktiku po ngrohet me ritme alarmante. Sipas raportit, temperaturat dimërore në Arktik do të rriten mbi 3.5 herë më shpejt se mesatarja globale gjatë pesë viteve të ardhshme. Ekspertët paralajmërojnë se shkrirja e akullit në Arktik mund të sjellë fenomene më ekstreme të motit dhe të ndikojë në sistemet klimatike globale. Raporti parashikon gjithashtu reshje më të shumta në Europën veriore, Alaskë dhe Siberi, ndërsa zona si Amazona mund të përballen me thatësira më të forta. Ndërkohë, fenomeni klimatik 'El Niño' pritet të forcohet këtë dimër dhe mund të zgjasë deri në vitin 2027, duke shtyrë temperaturat globale drejt niveleve të reja rekord.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI