Flash

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, nis sot zyrtarisht fushata

Lapsi.al 28 May 2026

Partitë politike në Kosovë nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Edhe pse subjektet politike kanë nisur ditë më parë tubimet elektorale brenda dhe jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur që sot të jetë dita kur nis zyrtarisht fushata.

Fushata do të zgjasë 10 ditë e shtatë orë, konkretisht deri më 7 qershor në orën 06:59. Ndërsa, buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është mbi 10 milion euro.  Zgjedhjet e reja vijnë pas krizës institucionale të krijuar nga dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, duke çuar vendin në një cikël të ri elektoral.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar nisjen e aktiviteteve hapëse të fushatës në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa gara pritet të jetë e fokusuar te përplasja mes partive kryesore dhe kandidatëve për drejtimin e qeverisë./Kosovapress

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI