
Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes efektivëve të policisë dhe studentëve. Pas grumbullimit dhe organizimit të studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit, ata nisën marshimin drejt fakultetit të Ekonomisë.
Mësohet se, protestuesit janë futur në ambientet brenda fakultetit dhe kanë vijuar thirrjet 'Bojkotoni mësimin'. Sot shënohet dita e 16-të e protestave studentore, të cilat për disa ditë me radhë morën përmasa të dhunshme.