Flash

Përshkallëzohet situata në Lurë/ Flakët përhapen me shpejtësi, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Lapsi.al 12 August 2026

Lufta me flakët në Lurë po vijon prej 24 orësh, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse. Bëhet me dije se në terren ndodhen 260 forca, mes tyre punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile, shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ushtrisë dhe Policia.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Dibër, Leonard Topuzi ka deklaruar se po punohet intesivisht për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës, por terreni i vështirë po pengon afrimin e mjeteve të zjarrfikësve. 

Në kuadër të kësaj, kanë mbërritur edhe dy helikopterë të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit. Më tej, Topuzi shtoi se bashkë me punonjësit e Bashkisë Dibër dhe kryetarin e bashkisë, Rahim Spahiu, është bërë e mundur mbrojtja e 5 banesave. Gjithashtu është bërë e mundur dhe mbrojtja e 2 staneve blegtorale, ku ndodheshin rreth 400 krerë bagëti të imta.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI