
Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të mbetet aktive edhe gjatë ditës së sotme, duke krijuar një situatë mjaft kritike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga ajri ditën e djeshme, flakët u riaktivizuan sërish gjatë mesnatës, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara.
Fatmirësisht, reagimi i shpejtë i shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë bëri të mundur shmangien e një tragjedie në kohë dhe mbrojtjen e shtëpive. Zjarri ka marrë një përhapje të gjerë nëpër masivin pyjor. Përballë kësaj situate, forcat e ushtrisë dhe ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren ku po punojnë pa ndërprerje nën një terren të thyer e të vështirë kodrinor për të vënë flakët nën kontroll.
Për shkak të përmasave të vatrës dhe rrezikut të përhapjes së mëtejshme, Prefektura e Qarkut Fier ka bërë kërkesë zyrtare për ndërhyrje të dytë nga ajri për të neutralizuar përfundimisht vatrën.