
Kryeministri Edi Rama ka shtruar sërish sofrën për dialog me studentët. Mbi një tavolinë prej guri qëndron mesazhi për bisedime me të rinjtë, që prej dy javësh protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Zgjedhja e gurit vjen pasi karriget e vendosura në ditët e mëparshme përfunduan në flakë, ndërsa gurët e tjerë simbolikë u rrokullisën nga protestuesit.
Studentët, ndërkohë, nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ata vijojnë të refuzojnë uljen në tryezë dhe këmbëngulin se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i Ramës nga posti i kryeministrit.