Flash

Opozita kërkon kreun e Policisë në Komision/ Debati, Vokshi nxehet me Gjiknurin: Mos më thuaj “e dashur”!

Lapsi.al 22 July 2026

Është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Opozita ka kërkuar që i pranishëm në sallë të ishte kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri teksa debatonte me Vokshin iu drejtua kësaj të fundit me termin ‘e dashur’, ndërkohë që demokratja reagoi ashpër.

DEBATI
Gjiknuri:
Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit
Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra
Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.
Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.
Vokshi: Këto janë batutat të kota.
Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ccpunë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i cëntralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI