Flash

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë në Spanjë, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari nga Mamurrasi me tre identitete

Lapsi.al 27 October 2026

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Muriqan, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Në pranga ka rënë shtetasi A. T., i njohur edhe me identitetet A. B. dhe A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.

Sipas Policisë, arrestimi u realizua si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes shërbimeve të Policisë Kufitare Muriqan dhe Interpol Tiranës, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell të Spanjës, me vendimin e datës 28 nëntor 2025, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Pas ndalimit në pikën kufitare të Muriqanit, i riu iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 31-vjeçarit, i cili kërkohet nga drejtësia spanjolle për t’u përballur me akuzën e vjedhjes me dhunë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI