Flash

Lirohen 104 të dënuar në burgun e Fierit, mes tyre edhe dy persona të rrezikshëm dhe 2 të huaj

Lapsi.al 15 July 2026

Ka nisur zbatimi i ligjit nr. 57/2026 “Për dhënie amnistie” edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Pas shqyrtimit të dosjeve të të gjithë të dënuarve me vendim penal të formës së prerë, komisioni i ngritur për zbatimin e ligjit vendosi që 104 të dënuar të lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit, ndërsa rreth 210 të dënuar të përfitojnë ulje dënimi me një vit, e cila do t’u zbritet nga periudha e mbetur. Sipas njoftimit të Drejtorisë së IEVP Fier, pjesa më e madhe e të liruarve janë dënuar për vepra penale me marzh të ulët dhe mesatar dënimi. Nga amnistia përfitojnë gjithashtu edhe dy shtetas të huaj: pakistanezi Asat Ali, i dënuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe rumuni Florian Balanesku, i dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Mes përfituesve janë edhe të dënuar me masa të larta dënimi, të cilëve në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit u kishte mbetur më pak se një vit për të vuajtur. Bëhet fjalë për Luan Fushën, i dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”, i arrestuar në korrik të vitit 2008, si dhe Erild Gegën, i dënuar me 14 vite burg për “Vjedhje me dhunë”, i arrestuar në vitin 2014. Nga amnistia përfitojnë gjithashtu edhe 7 të dënuar mbi moshën 60 vjeç, të cilëve u kishte mbetur më pak se një vit nga dënimi për të vuajtur. Në ambientet e jashtme të burgut prisnin famiiljarë ndërkohë që të liruarit e kanë vlerësuar amnistinë si pozitive.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI