Flash

I dënuar me 25 vite burg për 2 të vrarë në 97-ën/ Gjykata e Fierit: Nuk do ta vuajë

Lapsi.al 12 October 2026

I dënuar me 25 vite burg për 2 të vrarë në 97-ën/

Arratia për më shumë se 26 vite e ka shpëtuar nga vuajtja e dënimit në Shqipëri 51-vjeçarin Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA në gusht të këtij viti për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në vitin 1997 në Patos. 

Megjithatë, Sokol Hoxha do të vijojë të qëndrojë në burg për llogari të autoriteteve belge, ku ndaj tij ka një masë sigurie që prej 8 tetorit. Në Belgjikë, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shqiptares Brunilda Dervishi po në vitin 1997 pasi ishte arratisur nga Shqipëria. Vendimi ka marrë formë të prerë në vitin 2010.

Pas mbërritjes në Shqipëri, ku duhej të vuante dënimin me 25 vite burg, Hoxha kërkoi lirimin me argumentin se dënimi ishte parashkruar dhe Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e tij me një vendim të ditës së sotme. Edhe Prokuroria ishte dakord. 

Vendimi i Gjykatës së Fierit është mbështetur në nenin 68 të Kodit Penal, sipas të cilit dënimet me 15 deri në 25 vite burg nuk ekzekutohen nëse kanë kaluar 20 vite nga marrja formë të prerë e vendimit.

Hoxha ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000, por dënimi nuk ishte ekzekutuar për 26 vite. Me pranimin e kërkesës për parashkrimin e dënimit, 51-vjeçari i ka mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare, pasi ky ishte i vetmi dënim që kishte për të vuajtur në vendin tonë.

Sokol Hoxha u arrestua në Ohio të SHBA-së në muajin maj, pas një arratie prej gati tri dekadash, gjatë së cilës jetonte me identitetin Hysen Gashi. Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, Belgjikës dhe SHBA-së, në kuadër të operacionit “Globi”. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI