Flash

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit

Lapsi.al 12 October 2026

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.

Sipas Top Channel, kërkesa e Llallës është bërë publike në listën e kërkesave penale që lidhen me parashkrimin.

Llalla, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, kërkon që çështja e tij të shqyrtohet në raport me afatet ligjore të parashkrimit të dënimit.

Në 13 dhjetor të vitit 2021, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë.

Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi pas një urdhëri që Interpol Tirana kishte lëshuar për të, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg.

Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI