Flash

Hetimet për aeroportin e Vlorës/ Biznesmeni Behgjet Pacolli: Në SPAK kam denoncuar padrejtësitë që më janë bërë!

Lapsi.al 26 October 2026

Hetimet për aeroportin e Vlorës/ Biznesmeni Behgjet Pacolli: Në

Ka dalë nga SPAK pas 7 orësh biznesmeni Behgjet Pacolli, që u thirr si person në dijeni në lidhje me atë që ka ndodhur në aeroportin e Vlorës, një çështje që aktualisht po hetohet nga prokuroria speciale, ndërkohë që është kanë nisur procedurat për arbitrazhin. Në dalje të SPAK, Pacolli foli shkurt për gazetarët duke përmendur padrejtësitë që i janë bërë në lidhje me aeroportin.

"Vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë tani në lidhje me aeroportin e Vlorës" u shpreh biznesmeni i MABCO.

Avokati i MABCO, Eduart Halimi tha se Pacolli u thirr në SPAK si person në dijeni, ndërkohë që çështja është aktualisht në arbitrazh.

"Z.Pacolli u thirr sot nga prokuroria dhe u paraqit si person në dijeni për atë që ka ndodhur dhe që po ndodh në aeroportin e Vlorës, për shkak të hetimeve intensive të cilat po kryhen rreth kësaj çështjeje. Dhe çështja është në gjykatën e arbitrazhit siç ju e dini. Komente të tjera nuk mund të japim." u shpreh Halimi.

Kompania Mabco e Pacollit ka bërë një denoncim në SPAK së fundmi në lidhje me regjistrimin e 47% të aksioneve nga ana e zyrtarëve të Qendrës Kombëtare të Biznesit për kompaninë 2A të Valon Ademit. Më herët, Mabco i është drejtuar disa herë SPAK-ut me denoncime dhe me thirrje publike për t'u thelluar në hetime për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në rrëmbimin e konçensionit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI