
Ndërsa studentët janë mbledhur edhe sot në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, ata e kanë ironizuar përmes pankartave dhe mesazheve në mure.
Në një pankartë, të rinjtë kanë ironizuar kryeministrin me tryezën e dialogut që ai ka vendosur çdo ditë para godinës së institucionit. Ndërsa në disa imazhe të tjerë, ata dëshmojnë dhunën e policisë ndaj të rinjve.


Në një mesazh tjetër, të rinjtë drejtojnë gishtin nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar si një polici që i përket bandës së Belinda Ballukut.
Nuk kanë kursyer as ironinë për humbjen e ish presidentit serb, Aleksandër Vuçiç përballë Listës Studentore, duke treguar se edhe kryeministri Edi Rama do të humbë përballë revoltës së të rinjve në Tiranë.
“Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë. I dashur kryeministër, unë 7 fjalë di t’i lidh. Më testo dhe do të shohësh se nuk jemi brezi i të paaftëve. Rinia do të fitojë herët a vonë.”, thuhet në një mesazh.



