Flash

“Financial Times”: Arka e “Bordit të paqes” është bosh

Lapsi.al 27 May 2026

Fondi i krijuar për “Bordin e Paqes” i iniciuar nga Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka marrë ende asnjë financim, pavarësisht premtimeve që arrinin në miliardë dollarë.

“Zero dollarë janë depozituar”, tha një burim për Financial Times. Bordi ka marrë donacione, por ato janë depozituar drejtpërdrejt përmes llogarisë së tij në JPMorgan Chase, sipas zëdhënësit të bordit. “Janë krijuar disa opsione për të marrë financime. Në këtë pikë, kontribuesit kanë zgjedhur të përdorin opsione të tjera”, - tha një zyrtar i “Bordit të Paqes” për Financial Times”.

Maroku ka kontribuar me rreth 20 milionë dollarë, të cilat kanë ndihmuar në financimin e zyrës së Nickolay Mladenov, “përfaqësuesit të lartë” për Gazën pas luftës, si dhe pagat e komitetit teknokratik palestinez të formuar nga bordi për të qeverisur Gazën. Përveç kësaj, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kontribuar me 100 milionë dollarë të dedikuar për trajnimin e një force të re policore për Gazën, por fondet janë të ngrira dhe programi nuk ka filluar ende.

“Asnjë nga këto para nuk po menaxhohet nga Bordi i Paqes, dhe Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka synim që ndonjë nga këto para të menaxhohet nga Bordi i Paqes”, tha një ndihmës i lartë i Kongresit për Financial Times.

Departamenti i Shtetit dëshiron të japë rreth 50 milionë dollarë drejtpërdrejt për bordin, por këto nuk janë lëvruar ende. Zyrtarët e kanë siguruar Kongresin se bordi nuk do të mund t’i përdorë fondet pa sistemet e nevojshme për të marrë fonde amerikane, tha më tej ndihmësi i Kongresit.

Zëdhënësi i bordit tha se, ndërsa bordi ka filluar proceset e tenderimit për punë sigurie dhe rindërtimi, ende nuk janë dhënë kontrata. 

“Shumë prej kësaj ndodh, sepse ne ende nuk po operojmë në Gaza”, tha zëdhënësi, duke shtuar se Hamasi ende nuk është çarmatosur. Trump fillimisht paraqiti një plan me disa faza që parashikonte çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e forcave izraelite dhe rindërtimin e Gazës. Pjesë e këtij organizimi të krijuar nga presidenti Trump janë edhe Shqipëria e Kosova, të cilat kanë rënë dakord të ndihmojnë me dërgimin e trupave ushtarake në Rripin e Gazës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI