Flash

Bloody, the Homeland belongs to the young!

What is happening is not just a protest, it is not just a revolt. It is the cry of the fatality of a society held hostage for decades, and violently occupied b...

20:50 Suela Musta

Nga 3 shtatori, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Lapsi.al 2026-08-12 12:20:00

Nga 3 shtatori, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Nga 3 shtatori, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili. Ky shtet është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në BE të dërgesave të disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për ndryshimet e reja të Bashkimit Europian lidhur me importin e mishit nga Brazili, duke kërkuar marrjen e masave për vijimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar pas datës 3 shtator 2026.

"Bashkimi Europian, përmes Rregullores Zbatuese, ka ndryshuar listën e vendeve të autorizuara për eksport, në kuadër të kufizimeve për përdorimin e disa produkteve medicinale antimikrobike. Si pasojë e këtij ndryshimi, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në BE të dërgesave të disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor; informoi AKU.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI