Flash

Dita e 41-të e revoltës qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 10 July 2026

Për të 41-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë do të dalin sërish në rrugët e Tiranës. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një ndryshim të plotë të klasës politike. Tubimi nis në Sheshin "Skënderbej". Më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, ku përsërisin thirrjet "Shqipëri e re", "Revolucion", "Ju erdhi fundi" dhe kërkojnë largimin e qeverisë.

Në qendër të protestës mbetet edhe refuzimi i elitës politike. Kjo konsiderohet protesta më e madhe dhe më e qëndrueshme qytetare që ka njohur Shqipëria që nga rënia e komunizmit. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të mblidhen çdo ditë, derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Të këshilluara

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI