Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Vendet e lira të punës në 2025, profesionet elementare më të kërkuarat

Lapsi.al 10 July 2026

Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë.

Sipas të dhënave të administruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë shpallur gjithsej 68,860 vende të lira pune në Zyrat e Punës. Ky numër shënoi një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke dëshmuar për një kërkesë më të shtuar të bizneseve për staf.

Në aspektin e kategorive profesionale, të dhënat tregojnë se tregu ka pasur nevojën më të madhe për profesione elementare, të cilat kërkohen në 29.9% të rasteve. Kjo kategori pasohet nga zanatçinjtë dhe profesionet e lidhura me to që zënë 23.7%, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, dhe punonjësit në industri me 10.5%.   

Për sa i përket profesioneve që kërkojnë nivele më të larta kualifikimi dhe aftësi të specializuara, të dhënat e administruara nga AKPA për vitin 2025 tregojnë një kërkesë më modeste në krahasim me profesionet elementare. Këto pozicione kërkojnë shpesh arsimim akademik ose trajnime teknike specifike, dhe pesha e tyre në tregun e punës gjatë kësaj periudhe ishte si më poshtë: Pash kategoria “Specialistët me arsim të lartë” përfaqëson vetëm 6.4% të vendeve të lira të shpallura, duke kërkuar individë me formim universitar për role që zakonisht lidhen me analiza, menaxhim projektesh apo detyra të specializuara teknike.

Teknikët dhe specialistët e mesëm, të cilët shpesh shërbejnë si ura lidhëse mes menaxhimit dhe zbatimit praktik, zënë 5.3% të totalit të vendeve të lira të punës. 

Zhvillimet e vitit 2025 konfirmon një strukturë të kërkesës për punë që favorizon rolet që kërkojnë aftësi bazë dhe zejtare, duke diktuar kështu edhe strategjitë e punësimit për vitin në vijim.

Përgjatë vitit 2025, rezulton se 9,690 subjekte unike kanë zgjedhur të shpallin nevojat e tyre për punonjës pranë Zyrave të Punësimit. Rajoni i Tiranës, Durrësit dhe Vlorës së bashku mbajnë peshën kryesore, duke shpallur rreth 60% të vendeve të lira, ndërsa në anën tjetër të spektrit, rajonet e Kukësit, Dibrës dhe Beratit shënojnë numrin më të ulët të shpalljeve.

Analiza e sektorëve ekonomikë tregon se industria përpunuese kryeson listën si sektori me kërkesën më të lartë, duke zënë 25.5% të totalit të vendeve të lira të shpallura. Pas saj renditen sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 17.7%, tregtia me shumicë dhe pakicë së bashku me riparimin e automjeteve dhe motoçikletave me 14.7%, aktivitetet e tjera të shërbimit me 12.1% dhe sektori i ndërtimit me 10.6%.

Krahasimisht me një vit më parë, vërehet një luhatje e ndjeshme në këto kërkesa, ku sektori i industrisë përpunuese ka pësuar një rënie me rreth 3% të vendeve të shpallura, ndërsa sektori i ndërtimit ka shënuar një rritje prej 2%, duke reflektuar kështu ndryshimet në dinamikat e tregut të punës./Monitor

 

 

Të këshilluara

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI