Flash

Berisha i përgjigjet Ramës: Fajin nuk ta ka Europa, por padrinot që s'ngopen duke vjedhur

Lapsi.al 5 September 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së.

Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”.

"Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE.

Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi  narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt" - shkruan Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI