Flash

Banorët e Divjakës sërish në protestë kundër Reformës Territoriale: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

Lapsi.al 22 August 2026

Banorët e Divjakës vijuan për të 23-tën ditë radhazi protestën kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale.  Projekti parashikon bashkimin e Divjakës me Lushnjën, një variant që kundërshtohet nga banorët.

Protestuesit thonë se nuk do të tërhiqen dhe se kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki më vete. Gjatë fjalimeve, qytetarët i kërkuan qeverisë ta heqë Divjakën nga projekti i ri territorial. Thirrje pati edhe për administratën vendore e deputetët e zonës që t’i bashkohen protestës. Sipas banorëve, shkrirja e bashkisë do të dëmtonte identitetin e zonës dhe do të vështirësonte marrjen e shërbimeve.

“Divjaka ka natyrën, pyjet, lagunën dhe bukurinë që nuk e gjen kudo. Ne kërkojmë vetëm që zëri i banorëve të dëgjohet”, tha një prej protestuesve. Pas fjalimeve, qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Divjakës, duke u bërë thirrje edhe banorëve të tjerë t’u bashkohen.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI