Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë, 63% të punësuar

Lapsi.al 10 July 2026

Më shumë se gjashtë në dhjetë të rinj që përfunduan shkollat e arsimit profesional në vitin 2024 rezultojnë të punësuar, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit ne krahasim me vitin 2023 tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtarë Aftësive që gjurmojnë punësimin pas shkollës në arsimin profesional.

Gjurmimi përfshiu 1,143 të diplomuar të vitit 2024, ose 40.1% të totalit te të diplomuarve. Rreth 83.2% e pjesëmarrësve në anketë ishin djem dhe vetëm 16.8% vajza, një ndarje që tregon praninë më të madhe të meshkujve në arsimin profesional.

Sipas rezultateve, 62.8% e të diplomuarve të vitit 2024 ishin të punësuar. Niveli ishte më i ulët se 67.6% i regjistruar për të diplomuarit e vitit 2023, por dukshëm më i lartë se 40.1% për të diplomuarit e vitit 2020. Nga të diplomuarit e vitit 2024, mbi 46% ishin të punësuar, 6% të vetëpunësuar, ndërsa 10.2% punonin dhe studionin ose ndiqnin një trajnim në të njëjtën kohë. Një tjetër pjesë, rreth 18.7%, rezultonte vetëm në studime ose në trajnime të mëtejshme.

Edhe pesha e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim, të njohur si kategoria NEET, u rrit 18.5% për të diplomuarit e vitit 2024, krahasuar me 17% për të diplomuarit e vitit 2023, duke treguar se pothuajse një në pesë të rinj që përfundojnë arsimin profesional vijon të mbetet jashtë tregut të punës dhe sistemit arsimor.

AKPA e lidh rënien e lehtë gjatë vitit të fundit me rritjen e numrit të të rinjve që kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet ose trajnime të tjera pas përfundimit të shkollës profesionale.

Në total, 81.5% e të diplomuarve të arsimit profesional ishin ose të punësuar, ose në vijim të studimeve dhe trajnimeve. Ky tregues mbetet më i ulët se 83.1% për brezin e diplomuar në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë një ulje të fortë të papunësisë mes të diplomuarve të arsimit profesional. Vetëm 6.1% e të diplomuarve të vitit 2024 ishin pa punë dhe në kërkim të një vendi pune.

Rezultate të ngjashme janë evidentuar edhe për personat që kanë përfunduar kurse pranë Qendrave të Formimit Profesional. Sipas AKPA-s, 63.5% e të anketuarve deklaruan se ishin të punësuar pas përfundimit të kursit.

Rezultatet sugjerojnë se arsimi dhe formimi profesional po sigurojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë me tregun e punës. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët e vajzave dhe fakti që afro 19% e të diplomuarve mbeten jashtë punësimit, arsimit dhe trajnimit tregojnë se kalimi “nga shkolla në punë” vijon të ketë ende boshllëqe.Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI