
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të dalë të fshatit Delisufaj të Lushnjës, ku dy motra kanë humbur jetën tragjikisht pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ra në një kanal vaditës.
Sipas të dhënave të para, automjeti me të cilin udhëtonin dy gratë nuk ka mundur të futet në urë dhe ka përfunduar brenda në kanal. Kanali ka qenë i mbushur plot me ujë, ndërsa rrjedha ka marrë mjetin nën urë.
Për pasojë, dy motrat me iniciale M.H dhe F.Xh., rreth 50 vjeçe nuk kanë mundur të dalin nga mjeti dhe kanë gjetur vdekjen nga mbytja.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e urgjencës. Ekipet e ambulancave kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë dhe i kanë transportuar ata drejt morgut të Lushnjës.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie. /LAPSI.al