Flash

79 ditë revoltë, qytetarët vijojnë protestën kundër qeverisë

Lapsi.al 17 August 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 79-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në shesh, duke vijuar mobilizimin e përditshëm që prej më shumë se dy muajsh zhvillohet në Tiranë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshimin e klasës politike, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Në listën e kërkesave është edhe shfuqizimi i disa ligjeve të kundërshtuara prej tyre, mes tyre ligji për investimet strategjike. Qytetarët akuzojnë qeverinë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë transparence, ndërsa këmbëngulin se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave.

Tre ditët e fundit, më 14, 15 dhe 16 gusht, protesta ka shënuar pjesëmarrje të lartë. Sheshit iu bashkuan edhe shumë shqiptarë nga diaspora, të cilët ndodhen në vend për pushimet verore dhe zgjodhën të bëhen pjesë e tubimeve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI