Flash

Skandal në futbollin austriak/ Një person filmonte fshehtas një ekip vajzash në dushe

Lapsi.al 17 February 2026
Skandal në futbollin austriak/ Një person filmonte fshehtas një

Një burrë i akuzuar për filmimin fshehurazi në dhomat e zhveshjes dhe dushe të lojtareve të ekipit të femrave të Altach të Zvicrës do të paraqitet në gjykatë javën e ardhshme. Ngjarja ka tronditur futbollin austriak. “The Guardian” raporton se rreth 30 gra janë identifikuar në pamjet filmike. Disa po mendojnë të ndërmarrin padi civile kundër këtij personi. Ekipi luan në divizionin e parë të ligës më të lartë të Austrisë.

Një lojtare, e cila foli në mënyrë anonime me një gazetar në nëntor, tha se atletet u informuan për abuzimin përmes medias dhe më pas u thirrën në një takim. "Ne ishim plotësisht të tronditura. Ndiheshim sikur na ishte hequr qilimi nga këmbët" – tha ajo.

“Një gjë është e sigurt. Kjo do të zgjasë shumë. Ka ditë të mira dhe ditë më të këqija, por mendimet e mia shpesh kthehen te ky rast. Dhe kur kjo ndodh, mendoj se sa e neveritshme dhe e errët është ajo që ndodhi këtu" – shtoi ajo.

Një gazetare, e cila ka mbuluar gjerësisht skandalin, tha se rasti nuk ishte i lehtë. "Disa lojtare erdhën te unë duke dashur të tregonin historinë e tyre sepse nuk donin që ajo të minimizohej. Është e rëndësishme të zbulohet se çfarë ndodhi. Pasi u botua artikulli i parë me një nga lojtaret, u bë më e vështirë të merrja përgjigje nga klubi" – tha ajo.

Reagimet ishin të forta. Ministrja e Sportit të Austrisë, Michaela Schmidt i përshkroi aktet e dyshuara si "të neveritshme".

"Nëse atletet femra nuk janë të sigurta as në dhomën e tyre të zhveshjes për shkak të një zyrtari, atëherë ato nuk kanë ku të qëndrojnë. Shpresoj për një hetim të plotë nga autoritetet dhe një riorganizim të plotë nga klubi. Çdokush në sport meriton të mbrohet nga shkeljet e kufijve, abuzimi me pushtetin ose ngacmimi seksual" – tha ajo.

Mbetet e paqartë nëse i akuzuari e ka parë, poseduar apo prodhuar materialin. Sipas mediave lokale, materiali u zbulua pas hetimeve nga autoritetet gjermane dhe zvicerane për raste të mundshme të pornografisë me fëmijë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI