Flash

"Organizonte vrasje"/ Berisha flet për rolin dhe fuqinë e Ergys Agasit

Lapsi.al 17 February 2026
"Organizonte vrasje"/ Berisha flet për rolin dhe fuqinë e

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Ergys Agasi merrte udhëzimet e Kryeministrit Edi Rama dhe se u bë u fuqishëm nga mbështetja e Ramës.

Gjithashtu kreu i PD ka ndarë edhe disa detaje, ndërsa i cilëson Taulant Ballën, Ervin Hoxhës, dhe Çuçin si figurat më të këqija politike të vendit. Berisha theksoi se këta tre persona janë shkarkuar prej Ergys Agasit.

“Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? Një njeri që ka një zyrë të madhe që filmon çdo gjë, organizon vrasje, thërret gjyqtarë e kryepolicë. Ku është ky? Ky është Edi Rama, Ergys Agasi ishte një ordiner, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama. Merrte çdo natë udhëzimet e Ramës. Nuk ka burra më të ligj se Taulant Balla, Ervin Hoxhaj dhe Çuçi. Nuk po dua të lëshoj gojën për ta. Të tre i ka hequr Gysi. Të tre i ka shkarkuar nga detyra sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhynë në Policinë e krimit.

“Nuk keni punë ju me Prodën… E thirrën një prej tyre dhe i thanë, ministër ne me këta tre kriminelë në Polici ndërpresim marrëdhënien dhe ky i thonte nuk kam autoritet tek ata.

I gjithë autoriteti është tek Kryeministri…”Ai e thirri “Mor legen i tha t’i i ke thënë atyre që unë e kam në dorë dhe pas një muaji e shkarkoi. Por ky është Ergysi, Ergysi ishte Edi Rama. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale.

Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq të rrezikshëm. Çdo ditë rreshtojmë vjedhjet e tyre… E vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ata janë të pamëshirshëm. Tani që janë kapur, po bën ligjin mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrit e tij…Këtu ka një propagandë shumë të keqe…Rama ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng…Ka 3 muaj që të kapur në flagrancë me vjedhjet që shkojnë mbi 1 mld euro dhe jo thotë nuk mund të pezullohet. Nuk mund t’i hiqet imuniteti. Sot shkonte vajtonte derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë…”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI