Flash

Reagon Komisioni Europian: Po ndjekim amendimet e Kodit të Procedurës penale

Lapsi.al 17 February 2026
Reagon Komisioni Europian: Po ndjekim amendimet e Kodit të Procedurës

Komisioni Europian, në një reagim për Top News ka komentuar propozimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar amendamentin e Kodit të Procedurës Penale për t’iu hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.

Sipas KE-së, çdo nismë ligjore që lidhet me gjyqësorin duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe acquis-in e Bashkimit Europian, duke respektuar pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

“BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe me standardet europiane.

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Sundimi i ligjit dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë është joproduktive.

Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Top News.

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë si kundërpërgjigje ndaj masës së pezullimit nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së. / Top News

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Amorgos. Sipas inform...

17:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI