Flash

PS mbështet ish-deputetin e PD për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Lapsi.al 17 February 2026
PS mbështet ish-deputetin e PD për Këshillin Mbikëqyrës

Partia Socialiste ka vendosur në rendin e ditës s 137 Kuvendit, votimin për anëtarët e Këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Emrat e propozuar janë ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Jonida Prifti dhe ish-ministri Ervin Mete.

Pas miratimit të kryeministrit Edi Rama, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Deputetët socialistë kanë shprehur mbështetjen edhe për Selami Xhepën dhe Holta Zaçajn.

Qeveria ka propozuar dy emra që janë të njohur në botën e financave, Ervin Mete, ish-ministër i Financave dhe Jonida Prifti, që vjen nga sektori bankar. Selami Xhepa, me një karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, konsiderohet si një prej emrave më afër opozitës. Holta Zaçaj, ish-Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, është një propozim i cili shkaktoi edhe një debat të fortë në radhët e gjyqësorit për shkak të interpretimit të mandatit të saj, pra kur i përfundonte koha si anëtare e kësaj gjykate.

Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte, pra në datën 19.02.2026 në orën 10:00.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI