Flash

Rama shfrytëzon prezantimin e kreut të ri të AKSHI për të sulmuar drejtësinë

Lapsi.al 17 February 2026
Rama shfrytëzon prezantimin e kreut të ri të AKSHI për

Kryeministri Edi Rama prezantoi të martën Igli Tafën si kreun e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, por e shfrytëzoi fjalën e tij prej më shumë se 20 minutash në prezantim për të sulmuar prokurorinë dhe për të mbrojtur ish-drejtoreshën nën hetim për bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Në fjali që duket se kundërshtonin njëra-tjetrën, Rama tha se “nuk hynte në meritën e çështjes”, por mori në mbrojtje Karçanaj duke thënë se ajo kishte “një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik” dhe se po lidhej me “gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Lindën”.

Po ashtu, ndërsa pretendoi se mbështeste atë që e cilësoi revolucion në sistemin e drejtësisë, Rama këmbënguli se ky sistem nuk po respektonte prezumimin e pafajësisë dhe e akuzoi prokurorinë se kishte “keqtrajtuar, abuzuar dhe përballur me metoda shtrëngimi të pajustifikueshme në një republikë demokratike” punonjës të AKSHI-t.

“Nuk është një kompjuter që fiket, por një jetë njeriu që vendoset në një pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për t’u pasur zili kur është i pafajshëm”, tha Rama ndër të tjera.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish-drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë. Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët akuzohet se drejtonin grupin dhe se u përfshinë në pengmarrje e afera të tjera korruptive, janë shpallur në kërkim.

Të dy ish-drejtueset janë në masa sigurimi “arrest shtëpie” që prej 16 dhjetorit të vitit që shkoi, por kryeministri, nën të cilin vepron AKSHI, nuk ndërhyri deri disa ditë më parë kur vendosi emërimin e Igli Tafës në këtë pozicion.

Tafa, që u prezantua shkurt nga Rama para punonjësve të AKSHI-t si “dikush që ju e njihni”, ishte deri së fundmi drejtues i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK. Në fjalën e tij, ai premtoi mbështetje dhe energji në vijimin e punës për atë që e quajti “vizioni i kryeministrit” për modernizimin dhe digjitalizimin e të gjitha shërbimeve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes e-Albania-s, përfshi edhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryen rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.

Agjencia ka qenë herë pas here nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me sigurinë kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdorte, ndër të tjera, pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tendera dhe para publike. Ndërkohë që hetimet e SPAK zbulojnë një skemë abuzimi me paratë publike, ato po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cenimin e sigurisë kombëtare./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI