Flash

Kalimi i truallit shtetëror në pronësi, Kadastra tregon dy kategoritë që përfitojnë

Lapsi.al 17 February 2026
Kalimi i truallit shtetëror në pronësi, Kadastra tregon dy

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët, se tashmë me miratimin e VKM nr. 4, datë 15.01.2026, përcaktohen qartësisht rregullat dhe procedurat për kalimin në pronësi të truallit shtetëror, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të barabartë për çdo aplikant.

Aplikimi kryhet përmes platformës shtetërore e-Albania, ndërsa dokumentacioni ngarkohet elektronikisht dhe depozitohet pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së përkatëse. Qëllimi: më pak burokraci, më shumë transparencë dhe siguri juridike. Vendimi trajton dy kategori kryesore përfituesish.

Së pari, ndërtesat e privatizuara sipas ligjeve nr. 7512, datë 15.08.1991 dhe nr. 7476, datë 12.03.1991. Për këto raste, kushti themelor është që ndërtesa të jetë fituar me kontratë privatizimi nga organi shtetëror përkatës, trualli të jetë pronë shtetërore (dhe jo tokë publike e patjetërsueshme), si dhe pasuria të jetë në posedim të kërkuesit. Një element thelbësor mbetet edhe shlyerja e detyrimeve për taksën e truallit në përdorim.

Së dyti, përfshihen ndërtesat me leje ndërtimi të lëshuar pas datës 10.08.1991. Në këto raste, trualli duhet të jetë pronë shtetërore, të mos ekzistojë dokument i mëparshëm për dhënien e tij në përdorim dhe të jenë përmbushur të gjitha detyrimet përkatëse financiare. Në të dyja kategoritë, sipërfaqja që kalon në pronësi përcaktohet sipas genplanit përkatës ose, në mungesë të tij, sipas sipërfaqes nën objekt.

Kërkesa paraqitet online, ndërsa dokumentacioni përkatës ngarkohet në format PDF dhe më pas depozitohet me postë pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së që administron zonën ku ndodhet pasuria. Ky standardizim synon të shmangë paqartësitë dhe të përshpejtojë shqyrtimin e aplikimeve, duke e bërë procesin më të sigurt dhe më të parashikueshëm për qytetarët.

Kur aplikohet me pagesë dhe kur jo?

Vendimi përcakton qartë se për objektet me funksion banimi, kalimi i truallit realizohet pa pagesë. Ndërsa për objektet me funksion social-ekonomik, kalimi bëhet me pagesë, sipas çmimit të miratuar në hartën e vlerës së tokës. Në rastet me funksion të përzier, pagesa aplikohet vetëm për pjesën e përdorur për veprimtari ekonomike.

Kategoritë që nuk trajtohen nga kjo VKM:

Për transparencë të plotë, vendimi nuk përfshin objektet e privatizuara sipas ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, si dhe rastet që lidhen me privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas ligjit nr. 18/2023. Me këtë vendim, procesi i kalimit në pronësi të truallit shtetëror plotësohet duke u bërë më i thjeshtë në aplikim, më i qartë në rregulla dhe më i sigurt në zbatim — duke konsoliduar një tjetër hap drejt formalizimit të pasurive.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI