Flash

Pavarësia e Kosovës/ Reagon Vuçiç: 18 vjet më parë u hap “Kutia e Pandorës”

Lapsi.al 17 February 2026
Pavarësia e Kosovës/ Reagon Vuçiç: 18 vjet më

Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka bërë një deklaratë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një intervistë të dhënë për mediat serbe gjatë një vizite në Indi, Vuçiç tha se “Kutia e Pandorës” e padrejtësisë dhe shkatërrimit të shteteve sovrane u hap me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Është mirë të analizohet pas 18 vitesh se sa katastrofike ishin pasojat, jo vetëm për Serbinë, jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe botën ato vendime tepër të gabuara.

Si NATO, ashtu edhe Evropa dhe Amerika në vitin 2008 dhe sigurisht edhe në vitin 1999... me vendimin e të fuqishmëve, të cilët në atë kohë as nuk interesoheshin dhe për të drejtën ndërkombëtare.

Ata mendonin se ishin të gjithëpushtetshëm dhe të plotfuqishëm, se ishin përfaqësues të Zotit të cilët, me mjetet, armët dhe pasurinë e tyre të madhe, mund të shpërndanin drejtësi me zjarr dhe shpatë ashtu siç dëshironin - tha Vuçiç.

“Ata duhet të shpjegojnë dhe të përdorin të njëjtat argumente që përdorëm ne 18 ose 27 vjet më parë. Është e qartë se fillimi i rënies së rendit botëror ishte në atë periudhë midis viteve 1999 dhe 2008.

Mund të flas edhe për gabimet tona në vitet '90 dhe 2000 me angazhimin e pamjaftueshëm, për konfliktet e brendshme që prodhuan tensione në atë kohë dhe kur nuk kishim një lidership mjaftueshëm të fortë për të mbështetur popullin dhe vendin e tyre, ata shqetësoheshin vetëm për një lloj rezultati zgjedhor, por në fund të fundit, kanë kaluar 18 vjet, çdo vit po bëhet më e vështirë, por ata nuk arritën ta thyenin Serbinë - tha Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI