Flash

Tensionet për shembjet e shtëpiave në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Lapsi.al 10 February 2026
Tensionet për shembjet e shtëpiave në Durrës, shtyhet

Pas protestës së banorëve dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike, këshilltarët e mazhorancës kanë shtyrë për mbledhjen e radhës projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID.

Bëhet fjalë për pikën 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zbatimi i këtij projekti. Vendimi për shtyrjen e saj u mor pas tensioneve dhe kundërshtimeve gjatë mbledhjes.

Votimi i projektvendimit për bonusin e qirasë do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI