Flash

U dënua me 1 vit burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

Lapsi.al 9 February 2026
U dënua me 1 vit burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Kavajës në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Memolla nuk ishte në seancë kur Apeli la në fuqi dënimin për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025.

Në polici është vetëdorëzuar edhe Blerim Xhamani, i cili gjithashtu është dënuar me 1 vit burg, sepse së bashku me Ilir Toskun, me kërkesë të Memollës, nuk i kanë ndërprerë energjinë elektrike një debitori të OSHEE-së, pasi ky i fundit do votonte kryebashkiakun.

Xhamani dhe Tosku u akuzuan se “kanë falsifikuar të dhënat në procesverbal kur në fakt nuk ia kanë ndërprerë energjinë abonentit debitor”. Edhe Ilir Tosku, që po ashtu u vetëdorëzua në polici, u dënua me 8 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI