Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Qeveria italiane bleu 15 milionë $ këtë pikturë nga një shtëpi ankandesh në Nju Jork

Lapsi.al 9 February 2026
Qeveria italiane bleu 15 milionë $ këtë pikturë nga një

Qeveria italiane ka blerë nga një shtëpi ankandesh në Nju Jork pikturën "Ecce Homo" të Antonello da Messina për 14.9 milionë dollarë. Konfirmimi erdhi nga shtëpia e njohur e ankandeve, “Sotheby's”. Piktura e vogël, e vitit 1460 e bërë nga autori si një krijim privat përshkruan një "Ecce Homo" në njërën anë dhe Shën Jeronimin në anën tjetër.

Fondacioni "Federico Zeri" i Bolonjës njoftoi se vepra e piktorit sicilian "është pronë e shtetit". Sipas thashethemeve, vepra pritej të dilte në ankand me një vlerësim prej 10-15 milionë dollarësh, por u ble nga shteti italian para se të fillonin ofertat.

undefined

“Është një pikturë e vogël në penel nga Antonello da Messina. Një nga veprat e pakta të sigurta të artistit. Një vepër e hershme ende e panjohur për literaturën e artit” – thuhet në njoftim.

Piktura kishte qëndruar prej vitesh në duar private. Ajo u tërhoq nga Sotheby's pak para se të dilte në ankand për shkak të interesit të fortë të treguar nga qeveria italiane.

Veprat e Antonello da Messina janë jashtëzakonisht të rralla. Vetëm rreth 40 piktura nga ky piktor kanë mbijetuar. Kjo është ndoshta e fundit që kishte mbetur në koleksione private. Të tjerat janë ekspozuar në muze. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI