Flash

Studimi/ Terapia për kancerin jep rezultate në luftimin e Alzheimer

Lapsi.al 9 February 2026
Studimi/ Terapia për kancerin jep rezultate në luftimin e Alzheimer

Një ekip ndërkombëtar kërkimor i udhëhequr nga shkencëtarë amerikanë thotë se është i pari që ka përdorur një imunoterapi inovative që trajton kancerët e gjakut për të ndihmuar në luftimin e sëmundjes së Alzheimerit.

E quajtur terapia me qeliza T CAR, trajtimi dha rezultate premtuese në një mi me Alzheimer, duke hapur potencialisht rrugën për trajtimin e sëmundjes shkatërruese të trurit dhe çrregullimeve të tjera neurodegjenerative.

Hulumtimi i shkencëtarëve u bazua në themelet pioniere të hedhura nga shkencëtari izarelit, Prof. Zelig Eshhar i Weizmann mbi 30 vjet më parë. Eshhar, i cili zhvilloi terapinë CAR-T ndërroi jetë korrikun e kaluar.

“Puna gjeniale e Eshhar u zhvillua për kancerin e gjakut, dhe ne pamë se ka potencial të madh dhe e çuam një hap më tej,” – thanë ata për The Times of Israel.

Shkaku i Alzheimerit mbetet një mister, por një nga shenjat kryesore të sëmundjes janë akumulimi i pllakave të proteinave amiloide-beta në tru, të shoqëruara nga shenja inflamacioni në indet e trurit.

Këto akumulime pllakash në neurone vrasin qelizat e trurit tek pacientët me Alzheimer, duke çuar në degjenerimin e funksionit njohës dhe humbjen e kujtesës të lidhur me sëmundjen.

Ekipi i kërkimit të Alzheimerit filloi të izolonte qelizat T nga sistemi imunitar i minjve të shëndetshëm.

Qelizat T, të njohura edhe si limfocite T, janë një lloj qelize e bardhë gjaku që luan një rol vendimtar në ndihmën e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet.

Megjithatë, këto qeliza nuk janë të mjaftueshme për të luftuar qelizat kancerogjene. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI