Flash

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

Lapsi.al 10 February 2026
Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

Sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës në orën 17:00 para Kryeministrisë. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës.

Raportohet se mbi 1 300 efektivë policie janë angazhuar në terren. Policia e Shtetit ka njoftuar se ka një sërë masash sigurie dhe kufizimesh në qarkullim.

Që prej orës 23:45 të mbrëmjes së së hënës është bllokuar lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e ditës së sotme dhe deri në përfundim të protestës, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Kufizime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën me dije se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë bllokime të përkohshme edhe në akse të tjera rrugore.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI