Flash

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar humb jetën në aksident

Lapsi.al 10 February 2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar është përplasur “kokë më kokë” me një kamion mbeturinash dhe ka shpërthyer në flakë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur teksa shqiptari po tentonte të parakalonte një tjetër automjet.

Karabienierët dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë 32-vjeçarin, i cili dyshohet se është djegur brenda në automjet. Ndërkohë shoferi i kamionit ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI