Flash

Dëshmia e re: Trump më tha se të gjithë e dinin atë që bënte Epstein

Lapsi.al 10 February 2026
Dëshmia e re: Trump më tha se të gjithë e dinin atë

Një dëshmi e deklasifikuar e FBI-së ka vënë në pikëpyetje pretendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump se ai nuk dinte asgjë për krimet e Jeffrey Epstein. Sekretari i tij i Tregtisë, Howard Latnick është duke u përballur ndërkohë me një breshëri pyetjesh nga ligjvënësit rreth lidhjeve të tij me financierin e dënuar për pedofili të vetëvrarë në burg.

Zbulimet e reja nënvizojnë se si pasojat e skandalit Epstein mbeten një “dhimbje koke” e madhe politike për administratën Trump, disa javë pasi Departamenti i Drejtësisë publikoi miliona dokumente nga dosja.

Dokumentet kanë shkaktuar gjithashtu polemika ndërkombëtare pas zbulimit të detajeve nga marrëdhëniet e Epstein me politikanë, biznesmenë, ekonomistë dhe akademikë të njohur.

Në korrik 2006, kur Epstein u akuzua për herë të parë për krime seksuale, shefi i policisë së Palm Beach në Florida, mori një telefonatë nga Trump, sipas një përmbledhjeje të një deklarate të FBI-së të vitit 2019 që oficeri i dha FBI-së.

Michael Reiter, atëherë shefi i policisë, tha se Trump i tha: "Falë Zotit që e ndalove. Të gjithë e dinin se po e bënte këtë”. Trump tha gjithashtu se njerëzit në New York dinin për Epstein dhe e quajti ish-partneren dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, "të keqe". Sipas dokumentit, ai tha se dikur e pa veten me Epstein në një mjedis ku ishin të pranishme vajza adoleshente dhe se ai "u ngrit dhe iku që andej".

Reiter, i cili doli në pension në vitin 2009, konfirmoi detajet e dëshmisë së tij në FBI për gazetën “Miami Herald”, e cila e raportoi e para dokumentin.

Kur u pyet për bisedën e Trump me ish-shefin e policisë lokale, Departamenti i Drejtësisë tha se "nuk ishte në dijeni të ndonjë prove të vërtetuar që presidenti kishte kontaktuar forcat e ligjit më shumë se 20 vjet më parë".

Donald Trump ishte mik i Epstein për vite me radhë, por ata e ndërprenë marrëdhënien e tyre para arrestimit të parë të financierit. Presidenti ka thënë vazhdimisht se nuk ishte në dijeni të krimeve të tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha sot gazetarëve se Trump kishte qenë “i ndershëm dhe transparent” në lidhje me marrëdhënien e tyre. “Është një telefonatë që mund të ketë ndodhur ose jo në vitin 2006. Nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje”, shtoi ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI