Flash

Përplasjet në protestë, shkon në 12 numri i efektivëve të policisë në spital

Lapsi.al 10 February 2026
Përplasjet në protestë, shkon në 12 numri i efektivëve

Për shkak të përplasjeve në protestën e opozitës 12 efektivë policie janë paraqitur në spitalet e Tiranës. Spitali i Traumës njoftoi se 8 efektivë të uniformave blu po dërguar aty dhe po ekzaminohen.

Ndërsa QSUT njoftoi se 4 efektivë të policisë janë paraqitur pranë shërbimit të djegie – plastikës ku po marrin trajtim. Autoritetet nuk japin të dhëna për protestuesit e lënduar.

Sipas të njëjtave burime gjendja e tyre është stabël. Ata do të vizitohen edhe nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Në një reagim në rrjetet sociale ministrja shkruan se “e drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shtetit”.

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj. Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.

Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit

Protestuesit po lëvizin në drejtim të Parlamentit, ndërsa policia ka vendosur kordonin e efektivët para godinës për të shmangur incidentet. Më herët para dre...

19:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI