Flash

I njëjti skenar/ Pas fjalimeve, hidhen fishekzjarre e molotov drejt Kryeministrisë

Lapsi.al 10 February 2026
I njëjti skenar/ Pas fjalimeve, hidhen fishekzjarre e molotov drejt

Kanë përfunduar fjalimet në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, e mbajtur sot përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa situata në terren është përshkallëzuar me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Policia ka përdorur ujë me presion ndaj protestuesve, pasi disa prej tyre hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Përplasjet kanë qenë të shoqëruara me zhurma dhe tym, duke krijuar momente tensioni në zonë.

Gjithashtu, disa protestues kanë tërhequr kangjellat rrethuese të vendosura nga policia përpara Kryeministrisë. Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, deri në këto momente nuk raportohet për përdorim të gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndryshe nga protesta e fundit e zhvilluar nga PD.

Të këshilluara

Ervin Salianji në protestën e opozitës

Edhe pse i lënë mënjanë angazhimit opozitar pas lëvizjes së tij brenda PD-së, Ervin Salianji nuk ka munguar as sot në protestën e opozitës. Ai është parë në ...

18:23

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI