Flash

Kabineti i Antonio Costa pas takimit me Ramën: Shqipëria ndodhet në një moment kritik

Lapsi.al 10 February 2026
Kabineti i Antonio Costa pas takimit me Ramën: Shqipëria ndodhet

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel.

Ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Janë bërë përpjekje të rëndësishme gjatë viteve. Tani ato duhet të mbështeten dhe të konsolidohen”,bën me dije ekskluzivisht për Klan News kabineti i Presidentit të KE.

“Kryeministri Rama konfirmoi se reformat kyçe, veçanërisht në gjyqësor, të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit, mbeten përparësi kryesore. Presidenti Costa riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara ato“, thuhet më tej./ Klan News

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI