Flash

Berisha: Rama urdhëroi banditin Sokol Bizhga për goditjen e deputetit të PD

Lapsi.al 10 February 2026
Berisha: Rama urdhëroi banditin Sokol Bizhga për goditjen e deputetit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vizitoi në spital deputetin Bledion Nallbati që u godit nga forcat e policisë gjatë protestës së të martës. Berisha tha se Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja.

Berisha tha se e dinte edhe kush e kishte dhënë urdhrin për dhunimin e deputetit duke akuzuar kreun e policisë së Tiranës.

“Mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë. E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.

Sokol Bizhga është njeriu që i kanë djegur kolegun në makinë dhe ia ka mbathur kur banditët në Sarandë kanë djegur Genc Memetin. Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama.

E ka apo s'e ka gjë atë Valin gjë nuk e di, se s'mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur” – tha Berisha.

Berisha shprehu mbështetje dhe keqardhje për operatorin e News24 që u lëndua në protestë, por sipas tij flaka ka ardhur nga ana e policisë dhe jo nga ana e protestuesve.

“Dhe unë e garantoj këtë bandit, e garantoj se do jetë përgjegjës për ditën, për, për dhunën, për dhunën shtazore, kafshërore të përdorur ndaj protestuesve” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI