Flash

PAMJET/ Një lëkundje e fortë tërmeti godet Prizrenin

Lapsi.al 10 February 2026
PAMJET/ Një lëkundje e fortë tërmeti godet Prizrenin

Një lëkundje e fortë tërmeti shkundi rajonin e Prizrenit në Kosovë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundja ka ndodhur në orën 22:05.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet 6 ballë të Merkalit. Thellësia e goditjes ka qenë 5 km ndërsa epiqendra 23 km Lindje të Prizrenit pranë Shtërpcës. 

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë jashtë. Deri tani nuk flitet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në banesa. 

Ky tërmet dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI