Flash

Berisha: Ta hedhim në Lanë qeverinë e krimit

Lapsi.al 9 February 2026
Berisha: Ta hedhim në Lanë qeverinë e krimit

Kreu i PD-së Sali Berisha në protestën e radhës para Kryeministrisë, iu ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër në orën 17:00.

Berisha po ashtu u bëri thirrje forcave të rendit të bashkohen në protestë për të ngritur zërin për të ardhmen e vendit të tyre.

“Unë jam këtu të zotohem para jush. para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do të mund të pengojë qytetarët pa hedhur në Lanë qeverinë e krimit, drogës, hajdutëve, qeverinë antishqiptare, antieuropiane.

Pra nesër është një ditë e madhe, është një ditë e shqiptarëve për Europën. Nëse ne shpallim se për opozitën integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer se ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë dhe të sigurtë, Shqipëri më e zhvilluar, asgjë s’na ndal nga kjo rrugë. Ndaj nesër ftoj qytetarët e Tiranës të dalin në shesh, të bashkohen të ngremë zërin tonë të dëgjohet në Bruksel dhe mbarë Europën se asgjë nuk na shkëput dot nga qëllimi ynë.

Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik të bashkohen me protestuesit sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj familjes dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pas kurrë Shqipëria në krye si sot. Bashkohuni me misionarët e kombit që do e shpëtojnë nga kjo rrokullisje.

Të gjitnë në orën 17:00 në Tiranë në kryengritjen e fitores e të ardhmes për Europën. Një mirënjohje të pakufijshme KE për deklaratën në të cilën i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë nuk mund ta pengosh. Le ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin. Edhe njëherë nesër gjithë Shqipëria në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Ish-presidenti Alfred Moisiu lë QSUT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi ësh...

18:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI