Flash

Shkruan Berisha: Shikoni si po e bllokon Rama vendimin e Kushtetueses për pezullimin

Lapsi.al 9 February 2026
Shkruan Berisha: Shikoni si po e bllokon Rama vendimin e Kushtetueses për

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po bllokon shpalljen në Fletoren Zyrtare të vendimit më të fundit (4 me 4) të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e kreut të qeverisë në lidhje me ankimimin e depozituar për kompetencat e pezullimit të një anëtari të kabinetit.

Vendimi i Kushtetueses la në fuqi atë të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, aktualisht nën akuzë dhe e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Berisha nënvizon me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, se Rama po e bllokon shpalljen e vendimit pasi ishte në disfavor të tij, sepse vendimin e muajit dhjetor që e kishte në favor, e botoi brenda orës në Fletoren Zyrtare.

“Rama bllokon publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimin e Dhjetorit të kësaj gjykate në favor të tij e publikoi brenda një ore! Lubia si parzmore e tij”, shkruan Berisha.

Më tej shpjegon edhe foton e publikuar aty:

“Në foton e parë faqja e QBZ sot (Qendra e Botimeve Zyrtare), dhe foto tjetër publikimi i bërë në dhjetor brenda orës”, nënvizon kreu i selisë blu. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI