Flash

Bileta më lirë 4 400 dollarë/ Sot "Super Bowl", finalja e çmendurive të Amerikës

Lapsi.al 8 February 2026
Bileta më lirë 4 400 dollarë/ Sot "Super Bowl", finalja

Pas një jave përgatitjesh të çmendura vjen mbrëmjen e kësaj të diele, ndeshja më e madhe e Amerikës. “Super Bowl 60” do të mbahet në Santa Clara të Kalifornis ku skuadra e “New England Patriots” synon rekordin me një fitore të shtatë.

Në krahun tjetër “Seattle Seahawks” janë më pak favoritë për të ngritur trofeun, por kjo ndeshje ka të bëjë më shumë me spektaklin dhe rekordet sesa thjesht përcaktimi i kampionëve të NFL. Shumë yje nga sporti, muzika dhe kinemaja do të bëhen pjesë e asaj që është një nga ngjarjet më të mëdha në sportin botëror.

Miliona do ta ndjekin nga e gjithë bota. Tre finalet e fundit kanë qenë transmetimet televizive më të shikuara në SHBA që nga ulja në Hënë në vitin 1969. Vëmendja do të jetë në spektaklin e pushimit të ndeshjes ku do të performojë reperi Bad Bunny.

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm këtë herë. Ndoshta edhe sepse superylli portorikan ka qenë kritik ndaj Trump dhe politikave të imigracionit të administratës së tij.

Ylli i pop, Bad Bunny do të udhëheqë spektaklin këtë vit. Ai ka qenë i ftuar special edhe në vitin 2020 kur kryesuese ishin Shakira dhe Jennifer Lopez. Ai do të jetë artisti i parë mashkull latin që do të performojë shfaqjen e pjesës së parë, por edhe artisti i parë që do të performojë tërësisht në spanjisht.

Grupi rok Green Day, i cili është nga Kalifornia, do të performojë gjithashtu. Edhe këta kanë qenë kritikë ndaj Presidentit Trump, dhe zgjedhja e tyre ka shkaktuar kundërshtime në qarqet mediatike të krahut të djathtë.

Trump, ishte presidenti i parë në detyrë që mori pjesë në ndeshjen më të madhe të Amerikës vitin e kaluar, por këtë vit tha se bregu perëndimor është "shumë larg". I pyetur për përzgjedhjen e Bad Bunny dhe Green Day, Trump shtoi: "Unë jam kundër tyre. Mendoj se është një zgjedhje e tmerrshme. E tëra çfarë bën është të mbjellë urrejtje."

Në shkallët e stadiumit pritet të jenë Roger Federer, Jay-Z, Travis Scott, Mark Wahlberg dhe pronari i PSG, Nasser Al-Khelaifi. Këngëtari Jon Bon Jovi, do të prezantojë lojtarët e Patriots ndërsa aktori Chris Pratt do nderojë Seahawks.

Statistika të çmendura

Bileta më e lirë e rishitur e disponueshme të enjten kushtonte 4,388 dollarë. Super Bowl i vitit të kaluar u ndoq nga një audiencë televizive prej 127.7 milionë njerëzish në SHBA.

Performanca e Kendrick Lamar në pushimin e pjesës së parë të vitit të kaluar pati mesatarisht 133.5 milionë shikues, duke e bërë atë shfaqjen më të shikuar të pushimit të pjesës së parë ndonjëherë.

Reklamat televizive janë shitur mesatarisht për rreth 8 milionë dollarë për një interval prej 30 sekondash. Pati edhe nga ato që kushtuan me një rekord prej 10 milionë dollarësh.

Amerikanët do të vënë baste me një rekord që pritet të arrijë në 1.76 miliardë dollarësh, sipas Shoqatës Amerikane të Lojërave të Fatit.

1.48 miliardë krahë pule do të hahen gjatë ndeshjes. Super Bowl 60 pritet të gjenerojë më shumë se 500 milionë dollarë për ekonominë lokale, me më shumë se 90,000 vizitorë nga jashtë Zonës së Gjirit të San Franciskos. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten më 2025, po e kthen tregtinë rajonale nga një burim suficiti në një p...

17:01

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI