Flash

Rama refuzon sërish autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e Ballukut

Lapsi.al 9 February 2026
Rama refuzon sërish autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin

Kryeministri Rama ka vendosur t'ia refuzojë SPAK-ut autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut. E ka bërë të qartë këtë në një mesazh pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku thotë se "nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit" të Belinda Ballukut nga detyra.

Me pak fjalë, Kuvendi do të vazhdojë ta zvarrisë kërkesën e SPAK akoma më tej, edhe pse më herët, Rama kishte vënë si afat marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Qëllimi mbetet i njëjti: që kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut të rrëzohet përmes djegies së afatit prej 3 muajsh që parashikon rregullorja e Kuvendit dhe që përmbushet në datën 16 mars.

Preteksti i radhës që ka gjetur kryeministri Rama për të shtyrë votimin për autorizimin e SPAK për arrestimin e Ballukut është një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale ku do të sanksionohet se një antar qeverie nuk mund të pezullohet nga gjykata.

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga "sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton" shkruan kryeministri në statusin e tij në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Ramës më poshtë:

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI