Flash

Rama tallet me Shalsin: Kur dua të argëtohem shikoj profilin e tij në Instagram

Lapsi.al 9 February 2026
Rama tallet me Shalsin: Kur dua të argëtohem shikoj profilin e tij

Mbledhja e sotme e grupit të deputetëve të PS-së shënoi edhe një episod komik. Edi Rama duke kërkuar prej deputetëve të tij të ishin më aktivë në mediat sociale, por edhe nëpër panelet televizive, nuk harroi te komentonte përmbajtjen e publikimeve që bëjnë deputetët.

Si shembull mori Eduard Shalsin, profilin e të cilit në Instagram Rama tha se e hap gjithmonë sa herë do që të argëtohet. Shalsi dhe deputetë të tjerë, sipas kryeministrit, harxhojnë kohë me publikime që s’kanë asnjë lidhje me aktualitetin, punën e qeverisë dhe krizën politike në të cilën ndodhet mazhoranca, ndërkohë që nuk fokusohen te cështjet që meritojnë vërtet vëmendje.

Në takimin e sotëm me grupin, Rama prezantoi edhe këshilltaren e tij të re, Jonida Shehu, fjala e së cilës për deputetët është ligj. Pra, sipas Ramës nëse Shehu iu kërkon dicka, është njësoj sikur ia ka kërkuar ai vetë dhe nuk ka justifikime për të mos vepruar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ish-presidenti Alfred Moisiu lë QSUT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi ësh...

18:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI