Flash

Dashi prezantohet si drejtor i Ramës: Do punoj 24 orë, do respektoj dhe orarin

Lapsi.al 9 February 2026
Dashi prezantohet si drejtor i Ramës: Do punoj 24 orë, do respektoj

Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte i pranishëm krah ministres Delina Ibrahimaj. Deri para pak kohësh opozitar dhe akuzator i qeverisë, sot e tutje një vartës i Edi Ramës, i cili sic e ka thënë edhe vetë Sula, drejton një qeveri të super korruptuar.

“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për cdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ai.

Të këshilluara

Ish-presidenti Alfred Moisiu lë QSUT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi ësh...

18:03

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI